- Advertisement -
Gati një muaj pas nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit për turizëm të integruar këtë verë me Bashkinë e Finiqit, kryetarët Adrian Gurma e Kristaq Kiço, me prani edhe të stafeve respektive, janë takuar sërish në Finiq.
Në fokus të takimit ishte bashkërendimi për të hedhur hapa të tjerë konkretë, në kuadër të detyrave që burojnë nga Memorandumi i 18 shkurtit. Janë strukturuar grupet e punës në fushën e turizmit, të eventeve kulturore, të infrastrukturës dhe promocionit etj., që do të mundësojnë organizimin dhe realizimin e guidave dhe eventeve të përbashkëta.

