Hajduti që “tmerroi” Sarandën, si u kap nga blutë e Sarandës Ben Sula

- Advertisement -

Prej dy muajsh ishte kthyer në makthin e shumë banorëve të lagjes nr.1 të qytetit të Sarandës, kryesisht të zonës Turizëm – Kanali – Çukës, 45 vjeçari Ben Sula, banor në Sinaballaj, Rrogozhinë. I dënuar më parë edhe me 10 vite burg edhe në Itali dhe Greqi po për vjedhje. Më në fund hajduti ra në dorë të policisë. Madje edhe momenti kur është kapur 45 vjeçari Ben Sula ishte kur ai vrojtonte për “gjahun e radhës”, por që dështoi. Ishte “specialist në detyrën që i kishte vënë vetes, atë të vjedhjes dhe vepronte i vetëm”. Pasi vrojtonte dritare apo ballkone të hapura, menjëherë kacavirrej e hynte brenda duke mos pyetur për lartësi, deri sa arrinte qëllimin përfundimtar, vjedhjen. Shuma të mëdha të përfituara, deri në 1.5 mln lek të reja në vetëm një banesë, ndërkohë që llogaritet që nga paratë cash dhe bizhuteritë e sendet me vlere të vjedhura gjatë këtij sezoni dhe atij të kaluar, të ketë përfituar rreth 50 mijë euro. Në disa raste, teksa ka gjetur banorët në gjumë, u ka hedhur atyre sprajt me piper për të mos pasur mundësi reagimi edhe nëse zgjoheshin, por që në të gjitha rastet, sipas policisë, ka hyrë e ka dalë pa u vënë re nga askush, edhe pse mund të ketë kaluar para këmbëve të pakten 5 personave që po flinin. Gjatë dy muajve policia nuk kishte asnjë emër për të, vetëm video teksa ecte në ngushticat e lagjes nr.1 apo në bulevardin e qytetit. Në shumicen e videove, i njejti stil veshjeje, bluzë e pantallona me mëngë të shkurtra e sandale. Pamja e tij nuk i thoshte asgje komisariateve të vendit ku u shpërnda fotografia e siguruar nga videot, aq sa një moment oficerët e policisë së Sarandës dyshonin se ishte i huaj. Për këtë, detyrë agjenteve dhe çdo sherbimi policor në Sarandë i’u la kapja e një qerosi që lëvizte rreth orës 03.00-04.00 pranë bulevardit apo ngushticave të lagjes nr.1 dhe që vishte bluzë e pantallona të shkurtra e kryesisht sandale. E policia bëri “bingo” pikërisht rreth orës 03.00 në të gdhirë të ditës së shtunë, pikërisht pranë bulevardit të qytetit, në rrugën hyrëse për në aksin “Turizëm – Kanali Çukës”. Oficerë civilë të Komisariatit Sarandë e pikasën të dyshuarin duke e neutralizuar dhe bashkë me forcat “Shqiponja” e shoqëruan drejt Komisariatit të Sarandës “makthin” e pushuesve dhe policisë. Pranoi jo vetëm 8 vjedhjet e këtij sezoni, por edhe 14 të sezonit të kaluar, për të cilat policia as që dyshonte që ishte i njejti autor. “Kisha borxhe, isha i detyruar. Vidhja dhe ikja në Rrogozhinë, paguaja borxhet dhe kthehesha seërish”. Kjo ishte alibia për të cilën policia është dyshuese dhe vazhdon të hetojë për ndonjë banesë të mundshme në Sarandë por edhe në Rrogozhinë ku Ben Sula ka fshehur miliona lekë, mijëra euro e dollarë por dhe sende me vlerë të vjedhura gjatë dy sezoneve turistike në Sarandë.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...