Greqia /Kretë: Një rast i hepatitit në një foshnjë 14 muajshe në Heraklion

- Advertisement -

Një rast i hepatitit tek një foshnjë është zbuluar në Heraklion të Kretës , ndërsa po hetohet nëse ka lidhje me raste të tjera të sëmundjeve inflamatore të mëlçisë që janë raportuar në mbarë botën.
Bëhet fjalë për një djalë 14 muajsh, i cili gjithashtu ishte infektuar me koronavirus disa muaj më parë, sipas informacioneve të Cretapost.
Pak ditë më parë fëmija i vogël ka shfaqur simptoma të hepatitit, për pasojë prindërit e kanë dërguar për ekzaminim tek pediatri. Ekzaminimet thuhet se treguan një rritje të mprehtë të transaminazave të tij , por janë ende nën pragun e gatishmërisë dhe shtrimit në spital.
Sipas informacioneve të cretapost, shkencëtarët të cilët janë informuar për gjendjen e tij kanë rekomanduar monitorim të vazhdueshëm. Në rast se transaminazat arrijnë ose kalojnë kufirin prej 500 , atëherë fëmija duhet të shtrohet në një Repart të Infeksionit Special.
Tashmë kanë nisur procedurat për të përcaktuar nëse ky rast konsiderohet përfundimisht i dyshimtë në lidhje me hepatitin akut që mbizotëron te fëmijët

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...