Goditi arbitrin e ndeshjes Delvina-Elbasani, arrestohet në flagrancë autori (EMRI)

Dhuna u ul “këmbëkryq” sërish në futbollin shqiptar, teksa ndeshja mes Delvinës dhe Elbasanit, e vlefshme për kategorinë e dytë, u ndërpre në minutën e 60-të.
Arbitri kryesor Xhulio Agolli është goditur në kokë nga një tifoz që po shikonte takimin nga një pallat afër stadiumit dhe më pas ka marrë ndihmën e nevojshme shëndetësore.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë arrestuan në flagrancë shtetasin Tritan Pipiko, 50 vjeç, banues në Delvinë. Kujtojmë që takimi u luajt në stadiumin “Panajot Pano” në Delvinë.
Njoftimi i policisë
Delvinë/Hodhi sende të forta në fushë duke dëmtuar arbitrin kryesor të ndeshjes së futbollit, arrestohet në flagrancë 50-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë arrestuan në flagrancë shtetasin Tritan Pipiko, 50 vjeç, banues në Delvinë.
Gjatë ndeshjes së futbollit të kategorisë së dytë, ndërmjet skuadrave të Delvinës dhe Elbasanit, të zhvilluar ditën e sotme, në stadiumin “Panajot Pano”, Delvinë, 50-vjeçari nga lartësia e një pallati afër stadiumit, ka hedhur sende të forta (gurë), në fushë duke dëmtuar arbitrin e ndeshjes, shtetasin Xhulio Agolli, i cili pasi ka marrë ndihmë mjekësore në spital është larguar në banesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Goditja e sportistit, trajnerit, ndërmjetësit sportiv” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitet sportive”.

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...