Goditet arbitri në Delvinë! Ndërpritet ndeshja, gjyqtari transportohet në spital (Video)

- Advertisement -

Ndeshja e javës së pestë në Kategorinë e Dytë mes Delvinës dhe AF Elbasanit u ndërpre pas 50 minutave lojë.

Ndeshja e javës së pestë në Kategorinë e Dytë mes Delvinës dhe AF Elbasanit u ndërpre pas 50 minutave lojë (0-0). Arbitri kryesor i ndeshjes, fieraku Xhulio Agolli u godit me sende të forta nga tifozët vendas këtë të diel.Të ndodhur pas porte dhe jashtë rrethimit të fushës, tifozët kanë goditur kryesorin e takimit, me lojtarët që sinjalizuan për ndihmë.
Vendasit pretenduan penallti në minutën e 48 të ndeshjes, me arbitrin që vijoi lojën. Të acaruar me vendimin, tifozët vendosën ta katranosnin dhe të ndërprisnin ndeshjen me dhunën ndaj arbitrit, duke rikthyer dhunën në futbollin shqiptar. Gjyqtari u shoqërua për mjekim në spital, me goditjen që duket se ka qenë e fortë. Pas ndërprerjes së takimit, AF Elbasani pret tri pikët dhe fitoren 0-3 në tavolinë. Kjo nuk është hera e parë që në stadiumin e Delvinës ndodhin ngjarje skandaloze, që nuk kanë lidhje me futbollin. Kjo është fyryra më e shëmtuar e tifozerisë delvinjote e cila si duket nuk ka vënë mënd kur para pak kohësh fusha u dënua nga Federata dhe ndeshjet ekipi i “Bistricës”i zhvillonte jashtë fushës dhe aq më tepër kur akoma dhe kësaj dite ka tifoz të dënuar që vuan dënimin me burg. U gëzuam të gjithë kur ekipi u ngjit një kategori më lartë, por ja që ka një tifozëri që nuk do që ekipi i futbollit të jetë sa më mirë, por e duan sa më shumë në fund në humnerë.

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...