Gjatë kontrollit në shkollë, tek një nxënës 17 vjeç u gjet një armë e ftohtë (thikë), që e mbante në çantën e librave.

- Advertisement -

Në zbatim të masave për rritjen e sigurisë në shkolla, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurt, për zhvillimin e një procesi mësimor sa më të qetë dhe për parandalimin e konflikteve shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore, bazuar në informacionet e grumbulluara për nxënës që mund të mbajnë armë të ftohta me vete, kanë ushtruar kontroll në një prej shkollave të mesme të qytetit të Sarandës. Gjatë kontrollit të përbashkët të ushtruar në këtë shkollë, është gjetur një armë e ftohtë (thikë), të cilën një nxënës 17 vjeç e mbante në çantën e librave.
Nxënësi është shoqëruar në ambientet e Policisë, së bashku me psikologun, drejtorin e shkollës dhe prindërit e tij. Nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për procedimin e tij, në gjendje të lirë.
Policia edhe një herë shpreh gadishmërinë për të bashkëpunuar me institucionet arsimore, Qeverinë e Nxënësve, Bordin e Prindërve, Oficerët e Sigurisë dhe psikologët, me qëllim që në ambientet e shkollës të ketë siguri për jetën e nxënësve dhe për të zhvilluar një proces mësimor sa më të qetë.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...