Francë: Rrëzohet aeroplani komercial – Rrëshqet nga pista dhe përfundon në ujë

Pezullimi i përkohshëm i aeroportit të Montpellier u shkaktua nga aksidenti i një avioni komercial i cili pasi doli nga pista përfundoi në ujë. Boeing 737 i Atlantikut Perëndimor ishte nisur në orët e para të mëngjesit të së shtunës nga Charles de Gaulle në Paris me destinacion Montpellier.
Siç thekson faqja e internetit “Aerotelegraph”, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës teksa piloti tentoi të ulte Boeing 737 gjatë një stuhie të fortë. Gjatë aksidentit nuk ka të lënduar, thuhet në njoftimin e aeroportit, ndërsa tre anëtarët e ekuipazhit janë transportuar në mënyrë të sigurtë falë ndërhyrjes së shpejtë të ekipeve të shpëtimit.
Në fakt, fluturimet nga Franca, Britania e Madhe, Holanda, Luksemburgu dhe Greqia u prekën përkohësisht. Një ekip ekspertësh është gjetur në vendin e aksidentit për autopsi për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Aeroporti “është mbyllur për arsye sigurie për fluturimet komerciale dhe të pasagjerëve për një kohë të pacaktuar derisa një kompani e specializuar të heqë avionin”, thuhet në deklaratë. Boeing 737 i përket Swiftair spanjoll.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...