Vdiq mbretëresha Elisabeth II

- Advertisement -

Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në Mbretërinë e Bashkuar, ka vdekur sot pasdite në moshën 96-vjeçare.

Familja e saj u mblodh në pronën e saj skoceze pasi të enjten u rritën shqetësimet për shëndetin e saj.

Mbretëresha erdhi në fron në vitin 1952, raporton BBC.Në një deklaratë, Buckingham Palace tha: “Mbretëresha vdiq paqësisht në Balmoral këtë pasdite”.

Monarkja më jetëgjatë e Britanisë vuante nga probleme shëndetësore që nga tetori i vitit të kaluar, të cilat kanë bërë që ajo të ketë probleme për të ecur dhe qëndruar në këmbë.

Elizabeth II i ka deleguar gjithnjë e më shumë detyrat tek princi Charles dhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore në muajt e fundit. Ajo ishte shëruar nga infektimi me koronavirus në shkurt të këtij viti.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...