Finiq: Takim i kryebashkiakut të Finiqit me kryetaren e bashkisë së Korfuzit

- Advertisement -

-Kryetari i Bashkisë së Finiqit z.Kristo Kiço zhvilloi një takim në Konsullatën e Përgjithshme të Gjirokastrës me Kryetaren e Bashkisë së Korfuzit Znj.Meropi Hydraiou e shoqëruar nga Kryetari i Këshillit Bashkiak z.Dimitris Metallinos. në prani të Konsullit të Përgjithshëm z.Dimitrios Sacharidis dhe Kryetarit të Bashkisë Dropull z. Dhimitri Toli. Diskutimi u përqëndrua në fushat me interes të ndërsjellë, me theks në fushën e turizmit, kulturës, arsimit dhe një strategjie të lidhur në bashkëpunimin e ardhshëm të programeve evropiane ndërkufitare. Z. Kiço paraqiti edhe problematikat për çështje të ndryshme që shqetësojnë pakicën etnike greke. Ndërkohë që në të njëjtën kohë për sa u përmend më sipër Kryetarja e Bashkisë Znj. Hydraiou, dëgjoi me shumë interes dhe theksoi se, “Në bashkëpunim me bashkitë mund të organizohen aktivitete në fushën e arsimit dhe kulturës si dhe të presin fëmijë të shkollave në kampet verore që funksionojnë në Korfuz gjatë periudhës së pushimeve. Marrëdhëniet e mira dhe miqësia janë garancia më e mirë për zhvillimin e sinergjive të qëndrueshme nga të cilat të dyja palët mund të përfitojnë”, shprehet bashkia Finiq në faqen e saj.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...