Finalizohet operacioni policor i koduar “KONISPOLI”, në pranga egjiptiani, do trafikonte 4 shtetas sirianë

- Advertisement -

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas egjiptian do të ndihmonte disa shtetas sirianë, që të kalonin në vendet fqinje, me destinacion final vendet e BE-së, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “KONISPOLI”, për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale. Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Abdalla Bakr 33 vjeç, banues në Tiranë, me shtetësi dhe kombësi egjiptiane. Shtetasi Abdalla Bakr është kapur nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Shkallë”, Konispol, duke ecur në këmbë me 4 shtetas sirianë, të cilët më pas do t’i transportonte në kufi, kundrejt shpërblimit monetar, me qëllim kalimin drejt vendeve të BE-së. Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në të. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

 

 

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...