Finalizohet operacioni policor i koduar “Ishulli”, dy arrestohen, një tjetër shpallet në kërkim

- Advertisement -

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas do të trafikonin lëndë narkotike në drejtim të Greqisë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor “Ishulli”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit Emiljano Mustafa 21 vjec dhe Mateo Galla 18 vjec nga Ksamili si dhe u shpall në kërkim shtetasi Nefail Bego. Këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë tentuar të trafikojnë drejt Korfuzit, lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, me një pedalon. Shtetasit Emiljano Mustafa, Mateo Galla, u kapën në flagrancë nga Policia Kufitare, në afërsi të pikës së vrojtimit të Marinës, në zonën e plazhit “Pema e Thatë”, ndërsa shtetasi Nefail Bego, tashmë i shpallur në kërkim është personi që ka transportuar me automjet lëndën narkotike në drejtim të Ksamilit dhe kur ka konstatuar se po ndiqej nga Policia, ka braktisur mjetin dhe është larguar. Në cilësinë e provës materiale janë sekustruar 6.5. kg lëndë narkotike cannabis sativa, 2 aparate celulare dhe automjeti tip “Toyota” me të cilin po transportohej lënda narkotike në bregdetin e Ksamilit. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” të kryera në bashkëpunim.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...