Finalizohet operacioni policor i koduar “Bamatati”, kultivonte drogë në oborr arrestohet….

- Advertisement -

Edhe pse lufta e organeve kundër drogës është itensifikuar përsëri ka të tillë që nuk kanë frikë nga ligji. Kështu ka ndodhur edhe me 54 vjeçarin Hektor Hakarepi nga Bamatati, i arrestuar nga Policia e Delvinës pasi iu gjet të kultivuara në oborrin e banesës drogë e dyshuar si canabiss.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë operacionet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Bamatati”.
Kultivonte në oborrin e banesës së tij bimë të dyshuara narkotike, vihet në pranga 54-vjeçari. Në vijim të kontrolleve masive në të gjithë territorin, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Delvinë, gjatë kontrollit në fshatin Bamatat, Delvinë, përmes përdorimit edhe të dronëve, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bamatati”, në kuadër të të cilit është evidentuar e goditur një rast i kultivimit të bimëve narkotike, si dhe është arrestuar në flagrancë shtetasi: Hektor Hakarepi, 54 vjeç, banues në fshatin Bamatat, Delvinë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Gjatë kontrollit në oborrin e banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi bimësh të dyshuara narkotike cannabis sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...