Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “REKLAMAT”,

- Advertisement -

Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.
Sekuestrohen një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, dy automjete dhe dy aparate celulare.
Vihen në pranga 2 shtetas.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore 3-mujore, bazuar dhe në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, se dy shtetas posedonin lëndë narkotike kokainë dhe e shpërndanin atë në zona të ndryshme të Sarandës, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “REKLAMAT”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Denis (Bledar) Beduli 41 vjeç dhe Vasil Rraku, 42 vjeç, të dy banues në Sarandë.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, në lagjen nr.4, Sarandë, shërbimet e Policisë i kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me dy automjete dhe dy aparate celulare.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarande, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...