Filloi muaji i bekuar i Ramazanit – Agjërim të lehtë e të pranuar!

- Advertisement -

Sot filloi muaji i Ramazanit për të gjithë botën myslimane. Gjatë këtij muajit të bekuar (30 ditë), besimtarët myslimanë mbajnë agjërim, një nga 5 kushtet e islamit.Agjërimi nënkupton vetëpërmbajtjen e besimtarëve myslimanë nga një sërë kënaqësish të kësaj bote, siç janë ushqimet, pijet dhe marrëdhëniet seksuale; por edhe nga të gjitha të këqijat, nga koha përpara agimit të ditës deri në perëndimin e diellit (nga imsaku deri në aksham). Gjatë këtij muaji të bekuar, besimtarët myslimanë do ta nisin agjërimin pas syfyrit (e ngrëna para se të gdhijë), do ta përfundojnë atë me iftarin (darka pas perëndimit) dhe bashkë me jacinë do të falin edhe teravitë, një namaz i posaçëm i Ramazanit. Përveç dobive të shumta në aspektin shëndetësor dhe në jetën sociale, agjërimi ka një rol të rëndësishëm gjithashtu në afrimin e njeriut me Krijuesin dhe në shijimin e disa kënaqësive shpirtërore. I urojmë të gjithë botës islame gëzuar Ramazanin, me lutjen që Allahu të na pranojë pendimet dhe të na falë mëkatet në këtë muaj të shenjtë!

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...