Festimi i çlirimit të Delvinës më 9 tetor 1974

- Advertisement -

Nesër festohet 78 – vjetori i çlirimit të Delvinës nga pushtuesit gjermanë dhe bashkëpunëtorëve të tyre. 9 tetori i vitit 1944 ka hyrë ë histori si dita e çlirimit të qytetit të Delvinës dhe Sarandës.  Çlirimi i Delvinës ishte bashkëveprim i Brigadës XIV dhe XIX partizane. Një batalion i Brigadës së XIV ishte vendosur në perëndim të qytetit, për të penguar trupat gjermane që mund të tentonin të shkonin për të ndihmuar trupat gjermane të bllokuara dhe të vendosura në rrezik asgjësimi në Sarandë nga forcar partizane të Brigadë së XII. Forcat e Brigadës së XIX ishin vendosur ne JL të Delvinës, për të penguar tërheqjen e ushtrisë gjermane në thellësi për në Jorgucat. Luftimet me pushtuesit zhvilloheshin paralelisht si në Sarandë dhe në Delvinë. E para që u çlirua ishte Saranda më 9 tetor 1944, ndërkohë luftimet vazhdonin shumë të ashpra në Delvinë. Komanda Gjermane e pushtimit në Delvinë u orvat dy herë për të çarë rrethimin, por nuk mundi. Presioni i forcave partizane ndaj pushtuesve gjerman u intesufikua në datën 9 dhe 10 tetor. Luftime shumë të ashpra u zhvilluan në lagjen Mukurs, Xhermëhallë ku gjermanët lanë shumë të vrarë. Duhet thënë se në garnizonin gjerman në Delvinë ndodheshin 3000 trupa gjermano – balliste, të cilat gjëndeshin në një pozicion shumë të vështirë. Sulmet, goditjet e vazhdushme të forcave partizane e detyruan komandë gjermane që ta braktiste Delvinën dhe të tërhiqej për në Jorgucat. Dhe Kështu ndodhi. Duke u gdhirë 11 tetori 1944 gjermanët filluan tërheqjen në segmentin rrugor Delvinë – Jorgucat (Sipas historianit Apostol Pango). Gjatë tërheqjes ata pësuan shumë dëme nga dy goditje të forta të partizanëve të Brigadave XIV dhe XIX. Me largimin e tyre nga qyteti shënohet dhe çlirimi i qytetit. Disa vite pas çlirimit pushteti  vendosi që të festohej një ditë e përbashkët e çlirimit si Saranda dhe Delvina.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...