Evi Kokalari:” Ina Zhupa iu tha demokratëve sarandiotë mos shkoni në Foltore”

- Advertisement -

E ftuar në emisionin “Breaking”  në Top News ka qenë ditën e sotme Evi Kokalari për të folur për temën “Foltorja e Berishën dhe e ardhmja e PD-së.”

E pyetur nga moderatorja Gjoni, se pse shtohet besimi i deputetëve tek Foltoret që mban ish-kryeministri Sali Berisha, Kokalari tha: “Sepse për mendimin tim është ngritur populli, janë inkurajuar njerëzit dhe kjo është diçka qe shikohet. Foltorja është gjëja më e mirë në 30 vitet e fundit, dhe njerëzit e kanë parë.

Në Sarandë ka qenë një vajzë, Ina Zhupa  dhe u thoshte deputetëve mos shkoni në Foltore. Por aty, në Foltore ishin shumica e deputetëve.

Foltorja është bashkim, mos e shikoni si përçarje, sepse nuk është e tillë. Berishën e mbështet baze e PD-së. “

Në fjalën e saj Kokalari ka folur për besimin dhe pjesëmarrjen e deputetëve në Foltore, prezencën e saj në Këshillin Kombëtar apo edhe marrëdhënien e saj me ambasadoren e SHBA-ve Yuri Kim.

/shqip/

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...