Nënkryetari i PDSH, Enkelejd Alibeaj, ka marrë drejtimin e degës së Partisë Demokratike në Vlorë i komanduar pas shkarkimit të Genc Deromenaj, i cili së fundmi është pozicionuar në krah të ish-kryeministrit Berisha. Por ndryshime pati dhe në degën e Partisë Demokratike në Korçë, ku pas shkarkimit të Edmond Spahos nga nga funksionet partiake, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zgjodhi deputetin Ervin Salianji si drejtuesin politik të qarkut. Ky ka qenë njoftim i Gazmend Bardhit se deputeti Salianji do të merrte postin drejtues që mbante Edmond Spaho. “Pas vendimit të Kryesisë së Partisë për përjashtimin nga Partia Demokratike të ish-drejtuesit politik të qarkut Korçë, z. Edmond Spaho, ju njoftoj se: Në mbështetje të nenit 33 të Statutit të Partisë, sot Kryetari i Partisë ka caktuar si Drejtues Politik të qarkut Korçë, deputetin z. Ervin Salianji. Në këtë mënyrë z. Salianji do të jetë edhe Kryetar i Këshillit Koordinues të Qarkut, që është struktura e përhershme me përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të PDSH në nivel qarku”, thuhej në mesazhin e Gazmend Bardhit
