Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:45 së mëngjesit së sotëm në Sarandë.
Sipas komunikatës së Policisë njoftohet se: “Më datë 30.10.2021, rreth orës 10:45, në lagjen nr.2, Sarandë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i 15-të në katin e 14-të një pallati (ku punonte si roje), shtetasi H. I., 63 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.”. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Viktima quhet Hasan Imeri, ka rënë nga kati i 15-të në atë të 14-të. Dyshohet të ketë humbur ekuilibrin. Është gjetur pa shenja jete nga banorët. Ambulanca e ka transportuar ne spital ku ka mbërritur i pajetë. Administratori i pallatit është shoqëruar nga policia, megjithatë mësohet se në pallat nuk po kryheshin ndërtime.
/sarandalife.al/