Emrat/Shfrytëzonin për prostitucion 13 vjeçaren, një polic i arrestuar

- Advertisement -

Dy persona të moshës 62 dhe 63 vjeç janë arrestuar nga policia e Sarandës, pasi akuzohen se shfrytëzuan për prostitucion një të mitur 13-vjeçare.

Sipas informacioneve bëhet me dije se një prej të arrestuarve, 63-vjeçari Petraq Rako, i cili është punonjës policie në Pikën e Kalimit Kufitar të Rripsit, ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.

Ndërsa 62-vjeçari Stefan Koloi, ka shfrytëzuar për qëllime përfitimi shtetasen e mitur L.H., 13 vjeçe, duke përshtatur një ambient për shfrytëzimin e prostitucionit të 13-vjeçares.

Ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete, 4 celularë, një sasi vlerë monetare e dyshuar si e përfituar nga veprimtari kriminale si edhe është vendosur sekuestro konservative ndaj ambienteve të përshtatura për ushtrimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

/sarandalife.al/

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...