Rinumërimi i votave në 45 nga 455 kuti që ka qarku Vlorë ka sjellë një reagim nga kandidati për deputet Jolio Dine, që me anë të reagimeve në Facebook ka akuzuar drejtëpërdrejtë komisionerët e PD në Konispol, në qendrën e votimit 4706.
Pas rinumërimit të votave Jolio Dines i janë hequr 7 vota, pasi numëruesit e partisë së tij i kanë hequr disa vota në kutitë e Sarandës dhe Konispolit.
Ky tjetërsim i votës së qytetarëve të cilët kishin votuar Jolio Dinen, ka bërë që ky i fundit të reagojë ashpër ndaj numëruesve të PD-së duke kërkuar ndjekjen penale të tyre.
Sarandalife.al ka siguruar emrat e numëruesve të PD-së të cilët kanë ndryshuar me anë të veprimeve të tyre votat e Jolio Dine në Konispol.
Ata janë Arjan Halili dhe Agron Zeneli dhe njëri nga këta të dy është përfshirë në vjedhjen e votave tek QV 4706 në Konispol.
Numëruesit 2 vota i kanë vjedhur Jolio Dines si kandidat dhe 8 vota ia kanë vjedhur Partisë Demokratike, duke favorizuar kandidaturën tjetër të cilës i kanë shtuar 10 vota.
Reagimi i Jolio Dines për këtë “masakër” brenda llojit ka qenë i ashpër dhe ai shprehet se njëri nga këta persona tashmë duhet të ndiqet penalisht nga ana e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
/sarandalife.al/
