EMRAT/ Arrestohen burrë e grua në Sarandë, fshihnin në banesë medikamente kontrabandë me vlerë 70 mijë euro, dy dhoma ishin

Burrë e grua, pronarë të një farmacie në Sarandë, janë vënë në pranga nga policia, pasi u janë gjetur një sasi e madhe medikamentesh të futura kontrabandë, të cilat kapnin një vlerë prej rreth 70 mijë euro.
Në pranga kanë rënë Kristo dhe Aleksandra Angjeli, ndërsa medikamentet u janë gjetur në farmaci si dhe në dy dhoma në banesën e tyre, të përshtatura si magazinë.
Deklarata e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë Kryekomisar Gentian Berberi, për operacionin policor të koduar “Storage”.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë përfshirë në operacione të njëpasnjëshme për goditjen e rasteve të paligjshmërive në tërësi, krimit dhe krimit të organizuar, si dhe për goditjen e rasteve të kontrabandës me mallra që ndikojnë në jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
Jam këtu për të bërë prezent rezultatet e operacionit policor të koduar “Storage”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Seksionin e Krimeve Ekonomike e Financiare, në DVP Vlorë dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, si rezultat i të cilit është goditur një rast i kontrabandës me medikamente mjekësore të llojeve të ndryshme.
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, në kuadër të përmbushjes së prioriteteve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë, mbështetur me inteligjencë informative, se në një farmaci, në qytetin e Sarandës, tregtoheshin medikamente mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, nga dy shtetas, të cilët mbanin dhe në banesën e tyre medikamente të llojeve të ndryshme, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor koduar “Storage”.
Operacioni nisi në lagjen nr. 1, Sarandë, ku shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në farmacinë e shtetasve K. A. dhe A. A. (bashkëshortë), gjetën një sasi medikamentesh të llojeve të ndryshme, të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës, të cilat ishin futur kontrabandë.
Operacioni ka vijuar me kontrollin e banesës së këtyre dy shtetasve, të cilët janë munduar që t’i orientojnë shërbimet e Policisë, në një banesë tjetër, me qëllim shmangien e kontrollit në banesën e tyre.
Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e bashkëshortëve, ku kanë konstatuar dy dhoma në të cilat ishin magazinuar 1287 lloje medikamentesh mjekësore në sasi të ndryshme, me vlerë rreth 70 mijë euro. Medikamentet mjekësore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve në kuadër të operacionit “Storage”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– K. A., 64 vjeç dhe A. A., 62 vjeçe, të dy banues në Sarandë.
Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja dhe depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”, të kryera në bashkëpunim.
Në lidhje me këtë rast, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë, po zhvillon hetime të thelluara për të zbardhur, dokumentuar me prova ligjore dhe për të vënë përara përgjegjësisë penale persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Strukturat e Policisë që operojnë në qarkun Vlorë, ato Vendore dhe të Kufirit, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe qytetarët do të vijojnë me intensitet operacionet policore për të goditur veprimtarinë kriminale në cilëndo fushë që ajo shfaqet dhe në këtë kuadër, ftojmë cilindo që disponon informacion, t’i denoncojë rastet, duke i garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...