Emocion në rrjetet sociale për qenin që u keqtrajtua nga ushtarët rusë

- Advertisement -

Po bën xhiron e internetit imazhi i një qeni të dhunuar nga ushtarët rusë. 
Ushtarët e Putinit po vrasin civilë dhe po gjuajnë me raketa në shtëpi. Por as kafshët nuk shpëtojnë.
Skena zemërthyese vazhdojnë të shpalosen dhe shumë ukrainas kur largohen u duhet të lënë pas kafshët e tyre shtëpiake.
Fotoja e qenit të abuzuar duke parë me trishtim kamerën ka emocionuar njerëzit në mbarë botën. 
Alan, e quajtën qenin. I është thyer gjoksi. Një nga refugjatët e mori atë nga një prej qyteteve të bombarduara në Ukrainën lindore. Pronarët e tij kanë vdekur ose janë zhdukur. Por Alani është gjallë. Ai aktualisht po trajtohet në Przemysl, një qytet në Poloni. Stafi i Fondacionit Ada e solli atë nga përtej kufirit ukrainas që kujdesej edhe për kafshët e tjera. Asistentët nuk ia dinë emrin e vërtetë, por e pagëzuan me emrin Alan. Ata e vlerësojnë moshën e tij në pesë vjet. I janë pastruar plagët dhe po merr antibiotikë. Dymbëdhjetë e më shumë lëndime në kokë, infeksione, thyerje gjoksi, parazitë dhe sëmundje të lëkurës janë të vetmet dëmtime të dukshme që ka pësuar. Sipas një vlerësimi paraprak të gjendjes së tij, Alan mund të jetë rrahur. Ai ndoshta ishte braktisur ose familja e tij humbi në luftë.
Mjekët veterinerë vlerësojnë se Alanit do t’i shërohen plotësisht plagët dhe menjëherë më pas do të kërkojnë familjen e duhur për ta adoptuar dhe për t’i dhënë dashuri të pakufishme, në mënyrë që plagët mendore të krijuara nga lufta të shërohen.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...