Elvis Kuci bën publike vendimin e tij politik të jetë pjesë e garës për kryetar i PD, Sarandë

- Advertisement -

Në një postim në rrjetet sociale anētari i PD, Sarandë bën publike vendimin e tij politik për të qenë pjesë e garës për kryetar të Partisë Demokratike të Sarandës.
-Të dashur miq, në mënyrë të veçantë anëtarë të Partisë Demokratike.
Dëshiroj t’ju njoftoj mbi vendimin tim politik për të qenë pjesë e garës për kryetar të Partisë Demokratike të Sarandës.
Në këtë moment jo të mirë të Partisë Demokratike, e gjykoj të domosdoshëm angazhimin e secilit që e vlerëson dhe dëshiron të mbajë në këmbë e të fuqizojë Partinë Demokratike.
Tanimë, e dini që kam një kohë të konsiderueshme angazhimi e përfshirje në PD dhe gjithë proceset, sfidat , dhe mendova se ky ishte momenti i duhur për të kontribuar më tej në forcimin & ringritjen e PD për shkak si të eksperiencës politike ashtu dhe të formimit profesional. Gjithë çfarë kam kaluar dhe arritur, më motivojnë në konsiderimin e kandidaturës time si një ofertë për Partinë Demokratike.
Është e rëndësishme të bëjmë më të mirën e mundshme, e ndoshta më mirë se më parë!
Momenti është tani!
Të gjithë ne demokratët është e nevojshme të pranojmë njëri tjetrin në kompleks, e të shfrytëzojmë këtë moment si mundësinë e artë për t’u riformatuar, ringritur, ribashkuar e më pas për të fituar e qeverisur!
Mendoj, besoj dhe shpresoj se do kem aftësinë të bashkoj demokratët e Sarandës, pavarësisht hendekut të thellë të krijuar.
Ashtu siç, uroj dhe dëshiroj që demokratët të bëhen pjesë e procesit të zgjedhjes së kryetarit të tyre, duke vlerësuar e secilin nga kandidatët me ndershmëri dhe sinqeritet, përtej interesave të ngushta.
E kërkoj votën e besimin tuaj, bazuar në përvojën time në administratën publike, në sektorin privat, në jetën politike, në moralin dhe integritetin tim.
Besoj se tashmë demokratët e kanë kuptuar rëndësinë e të votuarit të një kandidati që përveç të tjerave nuk duhet të mbartë asnjëherë mbi vete qoftë dhe hijen më të vogël të dyshimit nëse është apo jo demokrat, nëse bën pazare në kurriz të tyre apo jo, nëse është devijim i ndonje grupimi i cili kërkon ta mbajë PD në opozitë , apo çdo lloj dyshimi mbi aftësitë drejtuese e menaxhuese.
Kurrikulumi im moral, profesional e politik, me jep të mundësinë të kërkoj votën tuaj me kokën lart, për drejtimin e PD Sarandë për 4 vitet e ardhshme.
Përtej modestisë, do thoja se jam atipiku i një kandidati që bën premtime në këmbim të votës së secilit apo kujtdo, pasi vota “ e blerë & e shitur” nuk i shërben as dreqit, as mua, e aq me tepër Partisë Demokratike.
Eksperienca na mësoi që politikën nuk duhet ta shohim vetëm si mundësi karriere për veten, por shumë më përtej e krejt më larg sesa kaq, dhe mundësia për të nisur këtë deri në arritje, është ky moment, me instrumentin më të rëndësishëm dhe shumë të fuqishëm në dorën tuaj , votën!
Që secili e di që duhet dhe mund ta shfrytëzojë për të zgjedhur përfaqësuesin tuaj dhe të qytetit tonë.
Ajo çfarë unë mund t’ju premtoj është se, nëse unë nuk mbroj interesat tuaja si demokratë, shitem apo blihem, apo nëse kandidatët e PD të këtij qyteti në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që nuk do të jenë në raport të drejtë me Qarkun që ne përfaqesohemi, atë ditë unë jap dorëheqjen dhe mbaj çdo përgjegjësi që më takon.
Ajo cka do jete e sanksionuar në këtë degë është që cdo vendimarrje do te jete kolegjiale.
Vendosa të angazhohem në një tjetër nivel në këtë moment sepse e shoh si një detyrë dhe mundësi për t’i shërbyer qytetarëve dhe qytetit tim. Unë e dua Sarandën, madje vendosa të zgjedh atë duke lënë pas mundësinë për të vazhduar jetën në “tokën e bekuar”, në SHBA dhe vendosa që jetën ta vazhdoj e ta jetoj këtu ku kam një punë që e dua, një biznes familjar duke patur kështu kushtet dhe mundësitë për të bërë një jetë me të ardhura të mira dhe të mjaftohem, por jo, përtej kësaj, edhe pse mund të kem kosto, vendosa të marr përsipër këtë rrisk, pasi shkon përtej meje.
Kjo është një nga provat që mund të jap, dhe nëse une do fitoj besimin tuaj, zgjedh t’ju përfaqësoj në krye të PD Sarandë duke u bërë zëri juaj dhe i Sarandës, për një opozitë konstruktive, për të pasqyruar gjithe pakënaqësitë e qytetarëve në raport me politikën, e cila për fat të keq Sarandën e ka lënë pas dore në shumë aspekte.
Duke i uruar suksese në këtë garë të gjithë kandidatëve, dëshiroj t’i shpreh respektin tim secilit individ qe do angazhohet, do jetë pjesë e procesit dhe do dënjojë të shkojë tek kutia e votimit, dhe që mbështet këtë forcë politike dhe mua personalisht në këtë rrugëtim të ri e plot sfida!
Faleminderit!
Miqësisht Elvisi”, shprehet Elvis Kuci në faqen e tij të FB

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...