- Advertisement -
Edhe noterët do i nënshtrohen vetingut
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja firmosi sot disa ndryshime në ligjin për noterinë që do të paraqiten së shpejti në Kuvend.
Sipas këtij projektligji do të jetë Ministria e Drejtësisë e cila do të bëjë inspektime të planifikuara apo hetime pro aktive.
Projektligji propozon dhe kritere të reja për emërimin e noterëve.
“Do të bëhet verifikimi i kontakteve të tyre, nëse ato kanë kontakte me persona me të shkuar kriminale apo pjesë e listës së personave që financojnë krimin e organizuar.
Ministria e Drejtësisë do të jetë organi përgjegjës për këtë veting.
/sarandalife.al/