Drama e familjes Hajdinaj, 25-vjecarja kërkon lirinë, Gjykata e refuzon

- Advertisement -

 

Nënë e bijë nga Saranda ndodhen prej muajsh në burgun e grave në Tiranë të akuzuara për “dhunë në familje”. Fillimisht në 12 korrik të këtij viti në pranga ra Remilda Hajdinaj, 25-vjec. Nëna e saj, Dafina Hajdinaj e akuzoi atë për dhunë. Edhe pse 25-vjecarja para Gjykatës kërkoi një masë më të lehtë sigurimi pasi, sipas saj, ishte vetëmbrojtur ndaj veprimeve të nënës, e cila njëkohësisht rezulton me probleme mendore, Gjykata sërish e la në masën “Arrest në burg”. Ndërkohë në 11 gusht policia arrestoi edhe Dafina Hajdinaj. Ajo u akuzua për dhunimin e nënës dhe vëllait të saj. Prej gushtit edhe ajo ndodhet në masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Pak ditë më parë cështja e kësaj drame familjare është rikthyer në dyert e gjyqësorit të Sarandës. Ka qenë 25-vjecarja Remilda Hajdinaj që ka kërkuar lirimin nga qelia. Përmes përfaqësuesit ligjor, Hajdinaj ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest në burg” duke deklaruar dhe shpjeguar shkaqet që e shtynë të kryente këtë vepër penale duke u vetëmbrojtur; ajo ka treguar çdo veprim të detajuar se nuk ka kryer asgjë me paramendim, ka qenë një veprim i çastit dhe jo i mirëmenduar. Përvec të tjerave, personi nën hetim është i penduar për veprimin që ka kryer dhe nuk do të përsëritet më. Sipas saj ajo jeton bashkë me gjyshen e saj Ervehe Bejdullai, pasi kjo e fundit është në moshën 75 vjeç dhe ka nevojë për kujdesje, sepse është rritur me gjyshen e saj. Erveheja dhe të dyja ndiejnë mungesën e njera-tjetrës. “Dafina ka jetuar dhe emigruar vite jashtë shtetit, në Francë, dhe Remildën ia besoi mamasë së saj Ervehesë. Dafina ka probleme të çrregullimit mendor qëkur ka qenë e shtruar në spitalin e Francës dhe vazhdoi edhe në spitalin e Vlorës dhe sa herë kjo e fundit kthehej nga spitalet bënte sherre me të gjithë të shtëpisë edhe me vajzën e saj edhe me nënën e saj Ervehenë. Meqenëse aktualisht ajo ndodhet në burgun e grave Tiranë, kërkojmë nga Gjykata të zëvendësohet masa shtrënguese në një masë më të lehtë të kërkuar sipas objektit të mësipërm për të arrestuarën pasi kjo e fundit jeton me gjyshen Ervehe Bejdullai. Pra, e arrestuara ka qenë në kushtet e vetëmbrojtjes kur Dafina ka ushtruar dhunë edhe ndaj Remildës edhe dhunë në vazhdimësi ndaj nënës së saj Ervehe Bejdullai. Për shkak të rrethanave të faktit dhe e rritur jetime me gjyshen e saj e arrestuara nuk ka rrezik të kryejë krime të të njejtit lloj me atë për të cilën procedohet. Gjyshja e saj Ervehe kërkon që të vihet drejtësi për mbesën e saj dhe të zbutet masa e dënimit pasi i mungon se e ka rritur vetë. Gjithashtu, nisur edhe nga rreziku i pandemisë që jetojmë në vazhdimësi i kërkohet Gjykatës të ketë në vëmendje të gjithë këtë situatë”, u shpreh para Gjykatës avokatja i 25-vjecares.
Në gjykim, avokatja e kërkueses depozitoi si provë një “Deklaratë” me shkrim, e cila mban dt.14.07.2021, ku deklarohet se: “Unë, e nënshkruara Dafina Mestan Hajdinaj deklaroj si më poshtë: Tërheq denoncimin që kam bërë për vajzën time. Në atë moment që kam kryer denoncimin, kam qenë me ngarkesë psikike e mendore dhe e pandërgjegjshme. Sot jam shumë e përgjegjshme për gabimin dhe tërhiqem me plot vetëdijen time dhe pa asnjë imponim”.
Megjithatë Prokurorja Aurora Hajro prapsoi se nuk ka asnjë rrethanë të re si dhe asnjë provë që të mund të justifikojë zbutjen e masës së sigurimit. I të njejtit mendim ishte edhe Gjyqtari Fatmir Ndreu, që vendosi përfundimisht “Rrëzimin e kërkesës së personit nën hetim Remilda Aleksandër Hajdinaj, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “dhuna në familje”, në dëm të shtetases Dafinë Hajdinaj, parashikuar nga neni 130/a/3 i Kodit Penal, për zëvendësimin e masës së sigurimit të caktuar ndaj saj”.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...