Djem e vajza, shqiptarë, anglezë, irlandezë, austriakë dhe grekë, me not nga Butrinti tek Kalaja e Ali Pashës…(Video)

- Advertisement -

SARANDE: Një veprimtari ndryshe ishta ajo e realizuar paraditën e së shtunës në Butrint. 65 djem e vajza, shqiptarë, anglezë, irlandezë, austriakë dhe grekë, ishte grupi i maratonistëve që përshkuan paraditen e së shtunës me not distancën 1.5 milje Butrint – Kalaja e Ali Pashës.-Eshte viti i pestë i këtij eventi “Kalo kanalin e Korfuzit me not” event ky i krijuar me idenë që në vitet e komunizmit morën guximin për të ikur me not. Pas covidit është viti i parë që organizohet me një pjesëmarrje në 65 vetë përfshirē edhe 14 notarë shqiptarë. Për shkak të kohës së keqe dhe me dallgë në Kanal nuk u realizua aty po këtu në Butrint, nga Qendra Arkeologjike deri tek Kanali, na tha Auron Tare, Anëtar i Këshillit Shkencor të Unesco, që shoqëronte grupin.-Jam nga Londra, kam ardhur veçanërisht për këtë aktivitet. Eshtë hera e 3 qē vi në këtë maratonë për të notuar në vendin tuaj tē bukur, na tha i riu nga Londra.
-Jam nga Mbretëria e Bashkuar. Më pëlqeu ky aktivitet, kam ardhur me shumë dëshirë këtu për të mbështetur këtë maratonë dhe për të qenë pjesë e saj, u shpreh maratonistja angleze.-Jam Gazmend Shehu nga Berati. Jam mësues i edukimit fizik. Kam gjithë jetën që merrem me sport. Në këtë lloj aktiviteti është hera e parë që marr pjesë. Kam qenë në Greqi po nē Korfuz asnjëherë. Shkuarja në Korfuz me not ishte motivi im që mora pjesë në këtë maratonë, por që moti nuk na e mundësoi. Aktiviteti është shumë i bukur dhe do të bëj që edhe vitet e tjera të marr pjesë. Tentativa e personave në monizëm për të kaluar Kanalin e Korfuzit me not ka qenë vetëvrasëse, por ka pasur njerë kurajozë që edhe e kanë kaluar. Sot shyqyr kohët kanë ndryshuar dhe kanalin sot e kemi si një atraksion sportiv dhe jo për t’u larguar nga vendi. E veçanta është që sivjet marrin pjesë edhe shqiptarë, tha maratonisti beratas.

-Jam Gerandi. Jam nga Tirana. Eshtë hera e parë që marr pjesë në këtë maratonë noti. Këto aktivitete përveçse një mesazh pozitiv janë edhe një formë kulturore dhe e rëndësishme për gjithë shoqërinë, u shpreh Geraldi nga Tirana.
Të rinjtë u pritën në brigjet e detit në Butrint. Pas grumbullimit të tyre tek Lundra në Butrint të rinjtë u hodhën në det. Grupi i notarëve u shoqërua edhe nga skafi i policisë kufitare të Sarandës.
Kjo mënyrē aktiviteti ka nisur për herë të parë në 2016 dhe ka si qëllim për të mbledhur një sasi fondesh me mision humanitar.

 

 

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...