Edhe deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka kërkuar dorëheqjen e kryedemokratit Lulzim Basha. Gjatë mbledhjes së grupit Parlamentar, Zhupa ka propozuar ngritjen e një strukture që gëzon besimin e të dy palëve.
Ina Zhupa: Kjo protestë sot tregon që populli opozitar është në shesh. Dhe ndaj cdo përpjekje e jona duhet të jetë si të fitojmë besimin e tyre për t’i përfaqësuar e mundur Edi Ramën. Ndaj Partia Demokratike s’mund të diskutojë më e dyta apo e treta në zgjedhje por duhet një plan bashkimi që ka si bazë votën e lirë të demokratëve. Nuk mund të qëndrojmë sikur rezultati i zgjedhjeve të 6 Marsit nuk ka ndodhur dhe besoj ky është qëndrim i cdo deputeti të PD që e do partinë dhe ka për detyrë të komunikojë me demokratët dhe të garantojë që ato vota të 25 prillit të shtohen dhe jo të pakësohen.
Si zgjidhje propozoj tërheqjen tuaj kryetar dhe duke u ngritur një strukturë q gëzon besim të palëve se tashmë kemi dy palē dhe që hap një garë për drejtimin e partisë që shumica e demokratëve të vendosë dhe të respektohen të gjitha pakicat që mund të marrë kushdo kandidat në garë.
Vota mund të zgjidhë këtë situatë mendoj. Që në në zgjedhjet e 2023 të shkojmë si opozitë e madhe që mund të mundim Ramën. Për të mirën e cdo qytetari.
Deputetja e Sarandës del kundër Lulzim Bashës, Ina Zhupa: Jep dorëheqjen, e vetmja zgjidhje për këtë situatë është vota
- Advertisement -
