Delvinë: Trajnim i operatorëve turistikë lokalë mbi produktet turistike

- Advertisement -

“Trashëgimia kulturore, porta drejt turizmit të qëndrueshëm” ishte tema e trajnimit organizuar sot në bashkinë e Delvinës me pjesëmarrjen e operatorëve turistikë lokalë mbi produktet turistike. Merrte pjesë edhe kryetarja e bashkisë, Majlinda Qilimi, e cila në fjalën e saj falënderoi për tematikën e projektit, që është për turizmin duke e ditur shumë mirë që Delvina është shumë e pasur me monumente kulture ku turistët kanë çfarë të shohin e mësojnë prej tyre.Gjithashtu kryetarja Qilimi foli edhe për bashkëpunimin e bashkisë me guidat turistike, por edhe për turizmin kulinar dhe harmoninë fetare, karakteristike në bashkinë e Delvinës.

Për impaktin e projektit në Rajon përshëndeti
Albana Dhimitri, Drejtore Ekzekutive, Instituti i Politikave Publike dhe Private IP3. Gjithashtu sot gjatë trajnimit u prezantua edhe “Zhvillimi dhe rëndësia e projektit mbi trashëgiminë kulturore, si porta drejt turizmit të qëndrueshëm” temë kjo e mbështetur në: -Qëllimi dhe rezultatet e arritura të projektit-Aktivitetet e realizuara
-Rritje e vizibilitetit dhe promovimit të rajonit.
Anisa Feshti, eksperte, Instituti i Politikave Publike dhe Private IP3 prezantoi
temën: “Produktet turistike dhe promovimi i tyre tek turistët vendas dhe të huaj ” përmes: -Inventari i elementëve të trashëgimisë kulturore në Qarkun e Vlorës
-Itinerari historik e kulturor
-Udhërrëfyesi që përfshin informacion shterues në lidhje me historinë, traditat dhe kulturën e rajonit
-Harta e itinerarit, gjurma e të cilit do të jetë e aksesueshme në Google Maps dhe Earth
-Promovimi i turizmit të qëndrueshëm dhe përmirësimi i imazhit të rajonit si destinacion konkurrues në tregun kombëtar dhe ndërkombëtar. Në fund nga pjesëmarrësit u diskutua rreth tematikës së projektit.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...