Delvina nderon ish lojtarin e “Bistricës” Kli Koçin. Intervistë shume e bukur (Video)

- Advertisement -

Një nismë shumë e mirë e Bashkisë Delvinë dhe e Kryetares së saj znj. Majlinda Qilimi, për vlerësimin e figurave me kontribut të spikatur për komunitetin delvinjot. Sot do të vendosim në fokus vlerësimin për një nga figurat legjendare të ekipit të ” Bistricës, Kli Koçin.
Bashkia Delvinë nderoi me “Çertifikatë Mirënjohje” në festën delvinjote, ish futbollistin veteran Themistokli( Kli) Koçi me këtë motivacion: “Për kontributin e dhënë si sportist i talentuar i ekipit të “Bistricës në vitet 60 – 70, kontribut ky që e renditi ekipin në ekipet më të suksesshme të kohës, duke e krenuar qytetin dhe sportdashësit e Delvinës”.
E gjetëm Kliun në shëtitoren e qytetit të Sarandës dhe i morëm një intervistë. Ajo që na ra në sy ishte konstrukti i fuqishëm trupor, pavarësisht se është 84 vjeç, entusiazmi për jetën, dashuria dhe nostalgjia për ekipin dhe sportdashësit delvinjotë. Me lot në sy ai na këndoi këngën e “Bistricës”, duke shprehur kështu mall dhe dëshirë për Delvinën. Njëherazi sportisti me emër Themistokli( Kli) Koçi shprehu falënderimet e tij për Bashkinë Delvinës, Këshillin Bashkiak dhe në veçanti për Kryetaren e Bashkisë, znj. Majlinda Qilimi.

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...