DELEGACION I BASHKISË SARANDË NË SUHAREKË PËR “FESTARI 2022”

Me ftesë nga Bali Muharremaj, Kryetar i Komunës së Suharekës në Kosovë, në eventin “Festari 2022” në qytetin kosovar, ishte i pranishëm edhe delegacioni nga Bashkia e Sarandës, kryesuar nga Kryebashkiaku Adrian Gurma.
Atyre iu rezervua një pritje e veçantë nga z.Bali Muharremaj dhe autoritete të tjera vendore, në selinë e Komunës së Suharekës.
Mes tyre u shkëmbyen konsiderata për ecurinë e mbarë të bashkëpunimit në kuadër të binjakëzimit mes dy qyteteve dhe për ardhmërinë e këtij bashkëpunimi. Komuna e Suharekës në Kosovë, e binjakëzuar prej vitesh me Sarandën.
“Festari” ka qenë në vite një arësye afrimi mes nesh. Kryetari Gurma tha se marrëdhënia mes Suharekës dhe Sarandës është nga ato binjakëzime që ka “ngjitur” dhe ka funksionuar përtej protokollit dhe formulës së binjakëzimit. “Ne kemi angazhimin dhe detyrimin që t’i nxisim këto marrëdhënie, duke bërë që qytetarët të ndjehen më afër”, u shpreh ai ndër të tjera.
Gjatë qendrimit në Suharekë delegacioni nga Bashkia e Sarandës vizitoi Muzeun e qytetit dhe Verarinë Agrokosova Holding, e njohur per famën e cilesisë së
verërave në gjithë Kosovën e më gjerë.
Delegacioni nga Bashkia e Sarandës, shoqërohej në këto vizita nga kreu i Asamblesë Komunare, Bexhet Kuqi.
Kryebashkiaku Gurma u takua edhe me piktorin nga Suhareka, Refik Gollopeni, i cili ishte pjesë e Kolonisë Ndërkombëtare të Piktorëve të Sarandës 2022, ku ai spikati dhe la mbresa me performancën live në sytë e publikut.
Pjesëmarrja e delegacionit nga Saranda në “Festari 2022” në Suharekë, i shtohet kronikës së shkëmbimeve mes dy njësive në kuadër të binjakëzimit mes tyre dhe bëhet shkas që, përveç shkembimeve kulturore dhe turistike, agjenda e binjakëzimit të përshijë edhe fusha të tjera me interes reciprok, si: biznesi, agroturizmi, panairet etj.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...