Dedikim për festën e 8 Marsit “E dashur grua”, Video shumë e bukur, interpreton aktori, Karafil Shena

- Advertisement -

Nje dedikim sot,për të gjitha gratë dhe vajzat, në ditën e tyre të 8 marsit. Një poezi e interpretuar në mënyrë të shëlqyer nga aktori Karafil Shena.Në ditën e sotme sarandalife.al uron gratë dhe vajzat të kenë jetë sa më të gjatë dhe të lumtur. Shikim e lexim të këndshëm. Poezia titullohet:

E DASHUR ,GRUA !

Më ler të të puth në ballë,
të ndjej lëkurën e rreshkur,
të lexoj gëzimet e çdo hall,
që akoma s’kanë të rreshtur.
Më ler të të puth në të dy sytë,
që akoma flasin me pikë loti,
për ato që ndjen shpirti yt
që une s’munda, s’isha i zoti.
Më ler të të puth buzët e thara,
që nxorrën vetëm mjaltë,
ku fjalët që i’u dilnin të para,
ishin me bukë e jo me baltë.
E dashur grua, nënë e rrallë !
Më ler të të puth duart e tua,
që na mbajtën shpirtin gjallë,
që përkedhelën fëmijët e mua.
Më ler të të puth flokët e mbetur,
zbardhur në mendime e shpresa,
nga meraku që s’ka për t’u tretur
për fëmijët, nipër, mbesa…
Më ler të të përulem i gjunjëzuar
para madhështisë, -figurës grua,
për të gjitha që me ke dhuruar
si një fisnike, e shtrenjtë për mua.
Më ler të të puth në të ëmblat faqe,
e të nisem në parajsën që po pret,
me shpresën që do prehem në paqe,
për Ty e gjithshka që bëra në jetë.
Më ler të të jap dhe të timen uratë
…që t’mos më lesh fëmijët jetim.

 

 

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...