Çlirimit Sarandës nëpërmjet dëshmimtarëve okularë të asaj dite ( Video)

- Advertisement -

Sot mbushen 78 vite nga dita kur Saranda u çlirua nga forcat gjermane. Luftimet për çlirimin e Sarndës, u zhvilluam me 8-10 tetor 1944, nga ana e dy batalioneve të Brigadës së XII dhe XIV, si dhe e ushtarëve anglzë që kishin zbarkuar në Kakome dhe Borsh në shtator. Ishte ndërhyrja e forcave partizane në pyllin e Brodanit që shpëtuan nga azgjësimi i plotë trupave angleze, që filluan të lëviznin në segmentin rrugor Kakome – Nivicë. Forcat gjermane ishin të përqëndruara në Lëkurës dhe kodrën e Manastirit, Vromero dhe Shenjan. duke bllokuar Qafën e Gjashtës. Në datën 8 tetor, forcat partizane goditën forcat gjermane në kodrat e Vromeroit, në Qafën e Gjinos, , deri në Vrion me qëllim bllokimin e rrugës automobilistike Sarandë – Delvinë. Natën e 8-9 tetorit u zhvilluan fuftime në urrën e Shën Janit, mbi lumin Kalasë, të cilën armiku e kaloi me vështirësi. Në datën 9-10 tetor artileria angleze godet armikun në Manastir , ku shkateron dhe muret e tij. Luftimet më të ashpra u zhvilluan në Qafën e Gjashtës ku gjermanët kishin dhe pikën më të fortifikuar. Në këtë vend u zhvillua një betejë e ashpër ku luftonin partizanët e batalionit të parë të Brig. XIV dhe te Brigadës se XII. Gjermanët u deryruan të braktisnin pozicionet e luftimit dhe Sarandën duke lënë të vrarë 50 ushtare dhe robër 150, së bashku me një oficer madhor. Nga forcat partizane ranë dëshmorë 14 partizanë dhe u plagosen 11, prej tyre. Më poshtë po transmentojmë tre intervista të realizuara në v. 2004 me dëshmimtarë okularë të asaj dite.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...