Buxheti 2022/ Nano: Synohet të shtohen automjetet dhe pajisjet inteligjente, rritje pagash dhe bonuse për efektivët

- Advertisement -

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka prezantuar projekt-buxhetin për vitin 2022 në Policinë e Shtetit.

Gjatë fjalës së tij, Nano është shprehur se punonjësit e policisë që punojnë larg qendrës së banimit do të kenë rritje page me 50%. Gjithashtu kryepolici njoftoi se vitin e ardhshëm policia do të modernizohet me automjete të reja dhe pajisje të tjera inteligjente që do t’i vijnë në ndihmë efektivëve për të parandaluar krimin.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano:

Synohet rritja e numrit të mjeteve, referuar faktit se kemi rritur shkallën e modernizimit, pajisjet e gjurmimit dhe monitorimit në distancë, buxheti do të sigurojë riparimin e këtyre pajisjeve. Në vitin 2022 janë parashikuar me rritje me 81% më shumë se krahasuar me vitin aktual. Po ashtu, me rritjen e buxhetin e vitit 2022, do të bëhet pagesa e orëve të punës për ‘orët e natës’, mbi kohë e punës, trajtim të veçantë për 1179 punonjës policie që punojnë jashtë qendrës së banimit nga janari i vitit 2022 do marrin shtesë 50 % të pagës aktuale. Po ashtu, për herë të parë këtë shtesë e përfitojnë edhe punonjësit që kanë gradën inspektorë.

Në vitin 2022 janë parashikuar rritje me 81% ose 550 milionë lekë me shume krahasuar me vitin aktual. Këto shpenzime janë për projekte në vazhdim edhe të reja. Rikonstruksione per policine në Elbasan , në Dibër dhe antenat në Dajt, paisje për blerjen për përdorimin e policisë që të dokumentohen provat për vepra kriminale. Do të rritet numri i flotës së automjeteve.

Do të vazhdojë financimi i projektit të financimit të investime për vitin 2022, 325 milionë lekë financime të huaja. Qeveria ka reformuar policinë duke e bërë një shërbim policor më të trajnuar më të paguar më pranë qytetarëve. Më të besueshëm për partnerët evropian, kundër krimit të organizuar. Policia sot është paisur me mjete bashkëkohore te nivelit europian. Polciia e shtetit do të jetë e angazhuar për ofrimin e sigurisë për qytetarët, në emër të policisë dua shpreh falënderimet për qeverinë dhe kryeministrin Rama. Policia do të jetë e motivuar më shumë se kurrë për tu përballur me detyrat e ngarkuara”, tha Gledis Nano.

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...