Bilanci i jetëve të shpëtuara dhe fatkeqësitë në plazhet e vendit gjatë verës

- Advertisement -

19 Persona humbën jetën në plazhet e vendit këtë sezon turistik, nga të cilët vetëm 5 u mbytën, sipas të dhënave të Federatës së Vrojtuesve. Rreth 400 pushues u shpëtuan në det nga rojet e liçensuar që janë detyrim ligjor që jo të gjithë ata që administrojnë plazhet e zbatuan verën që lamë pas.

Sipas të dhënave të grumbulluara nga Federata Vrojtuesve të Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë, ku  14 persona, gjetën vdekjen si shkak i arrestit kardiak dhe vetëm 5 u mbytën në det.

“Këtë sezon janë shënuar 19 viktima, ku 14 si pasojë e atakut dhe arrestit kardiak dhe 5 viktima janë si pasojë e mbytjes. Kjo tregon se rritja e numrit të vrojtuesve ka sjellë edhe rënien e viktimave si pasojë e mbytjes.” – tha Robert Neçaj zv\president i FVPSHU.

Disa ngjarje gjatë muajve të verës rrezikuan të shkaktojnë tragjedi për shkak të shkeljes së rregullave të administrimit të plazheve.

Rreth 400 persona që rrezikuan të mbyten janë shpëtuar vetëm nga Vrojtuesit e liçensuar të plazheve.

“350 janë të gradës parë që janë djegie, thyerje, ndërsa 50 klasifikon te grada e tretë. Nga këto 50 janë rrezikuar edhe pushuesit por edhe vrojtuesit për të shpëtuar njerëzit. Në 19 raste, gjendja ka qenë kritike.”- tha më tej Neçaj.

Rastet më të shumta dhe situatat e rrezikshme u shënuan në plazhet e Veriut.

“Pjesa e bregdetit të Shëngjinit dhe Velipojës si pasojë e numrit të vrojtuesve.”- tha Neçaj

Vrojtuesi i detit është kusht kryesor për të gjithë subjektet që marrin nën administrim plazhe, por edhe sezonin që lamë pas shumë prej tyre e shkelën ligjin dhe deri më tani askush nuk i ka vënë para përgjegjësisë.

/oranews/

https://youtu.be/n52oNk0Onw0

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...