Bie përsëri ura e Vanës…(Video)

- Advertisement -

Problemet tek ura e Vanës, ura që lidh fshatin Vanë por edhe fshatrat e tjerë me rrugën nacionale për në Delvinë dhe Sarandë, është rrëzuar për të disatën herë.Banorët shprehen se e kanë shumë të vështirë të kalojnë lumin me këmbë apo me mjete të tjera, veçanërisht në kohën me shi kur lumi është i rrembyer.

Janë të detyruar ta kalojnë çdo ditë lumin për punët e tyre të përditshme, por edhe për të çuar fëmijët në shkollë. Në këtë periudhë lumi nuk ka ujë dhe banorët nga njeri breg në tjetrin e kalojnë atë me këmbë, ndërkohë që ata persona që kanë mallra dhe ngarkesa për të transportuar i kalojnë ato me traktorë pasi ura është totalisht e dëmtuar dhe e pakalueshme.Banorët bëjnë apel për ta rregulluar këtë urë që lidh zonën me rrugët nacionale. Të vihet dorë sot, shprehen ata, sa ende nuk kanë nisur shirat e lumi i Kalasës të bëhet i tërbuar e nuk do të ketë më mundësi të rregullimit të saj.

 

 

 

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...