Bashkia Sarandë, në kuadër të bashkëpunimit me Programin Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), një iniciativë e financuar nga Bashkimi Europian (EU) dhe e zbatuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), ka filluar procesin e përgatitjes së Thirrjes së Parë Publike për Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC-të).
Sipas njoftimit të bërë nga Bashkia Sarand ë :
“Hapi i parë i këtij procesi është konsultimi me OSHC-të i tematikave që do të shërbejnë për të vendosur përparësitë e thirrjes. Për këtë qëllim, bazuar në dokumentët strategjikë ekzistues, Bashkia Sarandë ka përzgjedhur prioritetet më emergjente, të cilat kanë nevojë të konsultohen dhe validohen në bashkëpunim me Organizatat e Shoqërisë Civile.
Të gjitha OSHC-të e interesuara për t’u bërë pjesë këtij procesi, janë të ftuara të marrin pjesë në konsultimin publik në përzgjedhjen e përparësive.”
Ky konsultim publik do të organizohet në datë 05 Nëntor 2021, ora 10:00 në ambjentin e Bashkisë, Salla e Këshillit Bashkiak.
Rendi i ditës dhe çështjet kryesore për diskutim do të jenë:
-Prezantim i projektit ReLOaD2;
-Diskutimi / konsultimi i përparësive të propozuara për Thirrjen e parë publike për OSHC-të në Bashkinë Sarandë, si vijon:
-Shërbimet Sociale duke patur në fokus të moshuarit, fëmijët dhe viktimat e dhunës në familje.
-Turizmi dhe kultura duke patur në fokus promovimin e kulturës kulinare, të prodhimeve artizanale etj.
-Mjedisi me në fokus ndërgjegjësimin nëpërmjet veprimeve konkrete për ndarjen e mbetjeve në burim dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve lidhur më sjelljen ndaj kafshëve si piknisje për hospitalizimin e qenve të rrugës.
/sarandalife.al/