Bashkia Finiq në gadishmëri për riparimin e dëmeve nga rreshjet e shiut

- Advertisement -

Dëme të mëdha janë shkaktuar ditët e fundit në bashkinë e Finiqit pas fenomeneve të rënda atmosferike që goditën zonën.
Lumenjtë kanë dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje dhe duke ndërprerë qarkullimin e automjeteve, ndërsa vendbanimet janë bllokuar nga rrëshqitjet e dherave të ndodhura në rrjetet kryesore rrugore.

Shërbimi Teknik i Bashkisë dhe emergjenca civile që në momentin e parë ka qenë në zonat e prekura, për vlerësimin e situatës. Pas vlerësimit të situatës në gjithë territorin me problemet e rënda që la pas moti i keq, po punohet për të rikthyer qarkullimin normal të mjeteve.
Sipas kryetarit të bashkisë së Finiqit, Kristo Kiço, i cili koordinoi të gjithë operacionin, rreshjet intensive kanë shkaktuar probleme në komunitetet Leshinicë, Pecë, Dhrovian, Mesopotam-Brajlat, Livadhja-Sminec.

/sarandalife.al/

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...