Bashkia e Finiqit binjakëzohet me bashkinë e Tripolit në Greqi

- Advertisement -

Në një klimë emocionuese u realizua të hënën 28 mars 2022, ceremonia e binjakëzimit mes Bashkive të Finiqit dhe Tripolit, në Qëndrën Kulturore të qytetit. Ceremonia filloi me fjalën e mirëseardhjes nga ana e nënkryetares së bashkisë së Tripolit znj.Eleni Karountzou, ndërsa në vazhdim fjalën e mori Kryetari i Bashkisë Tripolit z.Kostantinos Tzioumis.Në fjalimin e tij zoti Tzioumis iu referua veçanërisht lidhjes historike mes dy bashkive, duke e vënë theksin tek forcimi i lidhjeve dhe bashkëpunimit të mëtejshëm.Kryetari i Bashkisë së Finiqit z. Kristo Kiço nga ana e tij, falenderoi Autoritetin Publik për pritjen e ngrohtë dhe miqësore dhe organizimin e përkryer dhe vlerësoi procesin e binjakëzimit si dhe referencat historike që krijojnë lidhjen mes dy bashkive. Në vijim vazhdoi leximi dhe nënshkrimi i protokollit të binjakëzimit dhe shkëmbimi i dhuratave simbolike si vulosje dhe rikonfirmim te miqësisë, vëllazërisë dhe solidaritetit mes dy bashkive. Prezent në ceremoninë e binjakëzimit duke bërë dhe një përshëndetje të shkurtër ishte mes të tjerësh dhe deputeti-doktor Niko Kuri, nënprefekti i Arkadisë z.Manolis Skantzos, specialist i arsimit dhe kulturës z.Vasilios Bistolas, z.Ziso Lluci, drejtor arsimi i Drejtorisë Arsimore Finiq Dropull (fjalimi i tij u lexua nga nxënësja Maria Thoma, për shkak të mungesës se tij). Morën pjesë grupet artistike “Shën Kozmai ”,“Rodhon ton Amaranton”, “ Elpidha” si dhe grupi polifonik i Livadhjasë.Mbrëmja u mbyll me këngët dhe vallet tradicionale të zonës së Bashkisë Finiq dhe Bashkisë së Tripolit përkatësisht, për të krijuar “urën lidhëse “ mes polifonisë së tyre dhe për të “udhëtuar” mes ritmit të valleve nga grupet artistike të të dy zonave.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...