Arrestohet një çift që shiste drogë për “bosin”

- Advertisement -

Shisnin drogë për llogari të dikujt tjetër dhe ranë në “rrjetat” e Prokurorisë së Drogës. Pasditen e së enjtes së kaluar në Aspropirgos, një çift shqiptarësh kanë dashur t’i shesin një sasi të vogël kanabisi të papërpunuar një 40-vjeçari pa e ditur që policia po i vëzhgonte. Para se droga të ndryshonte duart, ata u vunë në pranga. Më pas çifti është shprehur se trafikimin e kanë bërë për llogari të një 61-vjeçari, i cili u gjet nga policia. Siç u pa nga kontrollet e bëra në shtëpitë e “protagonistëve”, punimet po ecnin shumë mirë pasi “u gjetën dhe u sekuestruan: 70 098 gramë. kërp i papërpunuar, 4 peshore precize, kruajtëse metalike, kavanoza, shirita plastikë dhe një mori pakosh shpërndarëse najloni, në vlerën 3120 euro, 2 makina dhe 9 celularë.
Blerësi 40-vjeçar u arrestua edhe për shkelje të legjislacionit për substancat e varësisë pasi iu gjet “një paketë najloni me -3- gram. kërpi i papërpunuar”.
Mirëpo, ajo që u ka bërë përshtypje oficerëve të Prokurorisë së Drogës ishte paketimi i drogës ashtu siç ishte në thasë hermetik, praktikë që nuk e kanë hasur kurrë më parë. Vlera totale e drogës arrin në rreth 250 mijë euro. Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Publike të Athinës.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...