Arrestohet “grabitësi i shkurtër i Mykonos”! Kush është “Xhuxhi” shqiptar që zbrazi vilat e ishullit grek

- Advertisement -

Policia greke ka arrestuar një shqiptar pjesë e një bande hajdutësh. Ai kërkohej si një nga grabitësit më brutalë që vepronte në Mykonos duke “pushtuar” vilat luksoze. Së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ata nuk hezituan të kërcënojnë pronarët e vilave dhe të marrin gjithçka.

Një nga autorët kishte një tipar që i bënte viktimat ta kujtonin. “Gjatësia e tij ishte 1.60”, thotë një oficer policie që ishte marrë me rastin konkret. Tashmë, “grabitësi i shkurtër i Mykonos” është në duart e organeve të rendit.

Ajo që e “tradhtoi” 26-vjeçarin ishte materiali gjenetik i tij i gjetur në një shishe me ujë dhe i ruajtur në bazën e të dhënave të laboratorëve të mjekësisë ligjore.

Në një nga episodet shqiptari kishte hyrë me armë brenda vilës në Mykonos me bashkëpunëtorët e tij duke neutralizuar çiftin, por ishin pikasur nga vajza. “Grabitësi i shkurtër i Mykonos” së bashku me bashkëpunëtorët e tij u larguan pasi goditën çiftin në fytyrë dhe në shpinë.

Grupi i grabitësve mësohet se është përfshirë edhe në sulme të tjera ndaj banesave luksoze në ishull pasi ka dëshmi të tjera të njerëzve që deklarojnë se “njëri nga grabitësit ishte i shkurtër”.

/Faxweb/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...