Arrestimi i mjekut te Trauma, Skënder Brataj: Nuk po vriste njeri! Më thoni një shqiptar që nuk ka dhënë lekë

Arrestimi i mjekut te Trauma, Skënder Brataj: Nuk po vriste njeri! Më thoni një shqiptar që nuk ka dhënë lekë
Shefi i Urgjencës, Skënder Brataj, në lidhje me rastin e mjekut të Spitalit të Traumës, Fitim Marku i cili u arrestua disa ditë më parë për korrupsion, u shpreh se korrupsioni ekziston në çdo fushë dhe nuk doli sot që të habitemi se çfarë ndodhi.
“Çfarë krimi është? Po vriste njeri? Ka kërkuar lek, se nuk e dimë a i ka kërkuar apo ja ka dhënë. Si procedurë nuk duhet t’i marrë në spital. Të më thotë një shqiptar që nuk ka dhënë lek.
Kamerierit i lë bakshish, marr kafen 8 qind dhe i japim 100 lek. Në Itali pranohej dhuratë deri në 300 euro, ligjërisht ishte e pranueshme. Dhurata mjekut deri në një farë shume ishte e pranueshme”, tha Brataj.
Ndërkohë, sa i përket mënyrës se si Marku u arrestua, Brataj u shpreh se nuk ishte mënyra e duhur dhe është e papranueshme.
Kujtojmë se Fitim Marku u arrestua tre ditë më parë në ambientet e Spitalit të Traumës gjatë një operacioni të Policisë me agjent të infiltruar.
Ndërkohë, ditën e sotme ai është dërguar në spitalin e Traumës me urgjencë pasi ka pësuar ishemi cerebrare në paraburgim.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...