Ambasada e SHBA-sē jep njoftimin për shqiptarët: Zgjatet vlefshmëria e vizave në 10 vjet! Sot është 1 prilli por nuk është shaka.

- Advertisement -

Nga sot është futur në fuqi vendimi i zgjatjes së vizës amerikane për shqiptarët nga 3 vite në 10 vjet.

Me anë të një postimi në Twitter, ambasada e SHBA-së shkruan se sot mund të jetë 1 prilli, por ky vendim nuk është shaka.

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim përshëndeti sot aplikanten shqiptare të cilës iu dha viza amerikane.
Njoftimi i Ambasadës së SHBA:

Sot mund të jetë 1 prill, por kjo nuk është shaka! 1 Prilli shënon ditën e parë të zgjatjes 10 vjeçare të vizave për shqiptarët të cilët marrin viza turistike dhe biznesi për në Shtetet e Bashkuara. Mëngjesin e sotëm, Ambasadorja Yuri Kim përshëndeti aplikanten shqiptare të cilës iu dha viza e parë amerikane e vlefshme për 10 vjet. Ambasadorja Kim e uroi atë dhe bisedoi mbi planet e udhëtimit të saj për në Shtetet e Bashkuara këtë verë. Siç njoftuam këtë javë, vlefshmëria e vizave për aplikantët shqiptarë të kualifikuar për viza të reja turistike dhe biznesi do të zgjatet nga 3 vjet në 10 vjet, gjë që do të thotë se vizat turistike dhe të biznesit të dhëna pas ditës së sotme, do të jenë të vlefshme për udhëtime deri në vitin 2032. Ky është një lajm i jashtëzakonshëm ndërsa festojmë 100-vjetorin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.
Të gjithë qytetarët shqiptarë mund të aplikojnë për një vizë turistike ose biznesi me një vlefshmëri prej 10 vitesh, nga 3 që ishte më parë.

Por viza nuk do të thotë që një qytetar mund të qëndrojë për 10 vjet në SHBA pa u kthyer. Qytetarët mund të qëndrojnë deri në 6 muaj brenda një viti.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...