Policia greke del në komunikim zyrtar lidhur me ngjarjen e djeshme ku Gardjan Mirukaj nga Lezha theu pikat kufitare atë të Qafë Botës dhe atë të Mavomatit dhe u fut ilegalisht në Greqi. Sipas policisë greke: “Shtetasi shqiptar, duke drejtuar një mjet pa targa, ka kaluar në pikën kufitare të Mavromatit duke anashkaluar procedurat ligjore për hyrjen e tij në vend. Makina është ndjekur nga forcat e policisë dhe në momentin që është tentuar për ta neutralizuar në qytetin e Igumenicës, i dyshuari ka përplasur me makinën e tij dy automjete të policisë, duke i shkaktuar dëme. Më pas ai u arrestua pasi fillimisht tentoi të arratisej. Ndaj tij u ngritën akuzat “kalim i paligjshëm i kufirit” dhe “dhunë ndaj punonjësve zyrtarë”.
/sarandalife.al/