78 – vjetori i genocidit grek mbi popullsinë çame, pelegrinazh në Varrezat Monumentale në Kllogjer…(Video)

- Advertisement -

 

I kthyer tashmë në traditë këtë të shtunë PDIU, Shoqata Patriotike “Çamëria” dhe Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini”, organizuan pelegrinazhin në Varrezat e Kllogjerit, bashkia Konispol, në kuadër të 78-vjetorit të genocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë. Shqiptarë të Çamërisë por edhe qytetarë të tjerë  të ardhur që nga Kosova ishin të pranishëm në Varrezat e Kllogjerit, në vendin ku humbën jetën më shumë se 2900 çamë, të cilët u larguan me dhunë nga trojet e tyre. Merrte pjesë kryetari i PDIU, dhe deputeti Shpëtim  Idrizi, deputetja Mesila Doda,  deputeti Nustret Avdullaj.

Në hyrje të vorrezave monumentale ështē vendosur vitin e kaluar pllaka memoriale identifikuese ku shkruhet: Varrezat Monumentale “ Trëndafilat e Çamërisë” Kllogjer.   Këtu  prehen 2900 shqiptarë të Çamërisë, dëshmi e spastrimit etnik dhe genocidit më të madh në Ballkan. Në vitet 1944-1945 ata humbën jetën  nga etja, uria dhe sëmundjet  pas masakrave që Napolon Zerva kreu në krahinën e  Çamërisë.

Varreza monumentale u ndërtua në  vitet 2012-2013 në një hapësirë  prej 12.000 m2 e cila për  68 vjet ishte e lënë e shkretë”

Nga të pranishmit në ceremoni u vendosën lule e kurora me lule tek memoriali i varreve çame. Pas kurorës me lule tek Memoriali kryetari  i PDIU, Shpëtim Idrizi në fjalën e tij në Kllogjer, tek memoriali i varreve çame, u shpreh se, nuk harrohen kriminelët që kanë vrarë të parët tanë.”Që të jesh në vorrezat e Kllogjerit është pikërisht vendi për të kuptuar përmasat e tragjedisë mbi shqiptarët e Çamërisë. Eshtë pikërisht ky vend ku ne përjetojmë edhe njëherë tjetër  të gjithë atë tragjedi njerëzore që është ushtruar mbi ne shqiptarët e Çamwrisë. Eshtë vendi ku ne përjetojmë edhe njëhërë tjetër atë testament të madh të vuajtjeve dhe të prerjes së jetëve njerëzore që janë pikërisht njerëzit dhe familjarët tanë , tha ndër të tjera në fjalën e tij Idrizi.

Në fund kryetari i PDIU iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve si:

1.A është  e pranueshme për juve zoti Idrizi përgjigja me tone kërcënuese e ministrit grek Dendias kërkesës së ministres tonë të jashtme Olta Xhaçka në Tiranë që mes dy vendeve të mund të diskutohej në të ardhmen dhe mbi të drejtat e pronësisë së komunitetit çam, ku Dendias u shpreh se: është çështje që nuk ekziston dhe që si e tillë do kishte pasoja të shumëfishta në rrugëtimn europian të Shqipërisë.

  1. Zoti Idrizi, media greke protothema në një shkrim të 21 qershorit shkruan se: 27 Qershori përkujtohet në Shqipëri si ditë përkujtimi për viktimat e gjoja “gjenocidit” të çamëve nga autoritetet greke – Ngjarja provokuese ndodhi me tolerancën e kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, cili është reagimi juaj për këtë….?

Ndiqni Intervistën e plotë të z. Idrizi

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...