3 – vjet pa bilbilin e këngës Kiço Kapetanin (Video)

- Advertisement -

 

Gazetari Thoma Nika i ka kushtuar një shkrim bilbilit të këngës Kiço Kapetanit tre vite më parë kur u nda nga jeta. Gjithashtu po transmentojmë dhe një video të përgatitur për Kalorsin e Këngës, Kiço Kapetanin.
SHUHET BILBILI I POLIFONISË, KIÇO KAPETANI. ADIO, KALORËS I KËNGËS!
U percoll me tinguj funebre një njeri si Kiço Kapetani, e tërë jeta e të cilit ishte art. Iu dha lamtumira një burri të urtë, të mençur e të bukur të Nivicës dhe Sarandës, nje personaliteti te këngës dhe artit.
Për t’u ngushëlluar janë të gjithë artistët dhe njerëzit e kësaj fushe. Arësyeja është se të gjithëve na dhemb ndarja nga ky njeri që quhej Kiço Kapetani, por që njihej ndryshe edhe si “Kapedan I Polifonisë”.
Të praktën 70 vjet të jetës së tij 90-vjeçare, i kishte të lidhura me kengën dhe me skenën. Kiço Kapetani ka kënduar dhe ka qenë korife i këngës një jetë të tërë.
Por jeta e tij nuk ka qenë këngë.
I lindur në vitin 1928 në Nivicë të Sarandës, u rrit dhe u burrërua para kohe, pasi iu desh t’I bëhej krah ekonomisë familjare qysh në moshë të vogël. E nisi me punë bujqësore në fshat, ndërsa kur ishte vetëm 11 vjeç, erdhi në Sarandë dhe bëri kamarierin në një nga lokalet e kohës. Fati rrezikoi që ai të provonte kampet gjermane të përqendrimit. Në Sarandë u kap nga pushtuesit gjermanë dhe u transpoortua me destinacion për Mathauzen. Por në Selanik të Greqisë, u bë përzgjedhja moshore. Duke qenë më pak se 16-vjeçar, u la i lirë. Por këtë liri e shijoi te shoqëruar me sakrificën e kthimit më këmbë nga Selaniku në Sarandë, ku rinisi punën e kamarierit.
Donte të bëhej njeri i lapsit dhe iu dha ky shans duke ndjekur një kurs për llogaritar në Gjirokastër e më pas e plotësoi arsimimin në këtë fushë, duke mbaruar shkollën e mesme ekonomike, po në Gjirokastër. Jeta e zyrtarit për Kiçon ishte jeta e llogaritarit.
Por më shumë se sa i lapsit, ai u bë i njohur si Njeri i Këngës.
Shkolla e tij kanë qenë grupet, skenat dhe Festivalet e Polifonisë. Ne to ai tregoi se sa brilant ishte si marrës I një numri pa fund këngësh, duke filluar nga dashura e tij me e madhe: kënga për Kapedan Jano Kumiun. Kiço Kapetani ishte protagonist i grupeve polifonike, me të cilët Saranda përfaqësohej në Festivaler Kombëtare.
Është Laureat I Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës dhe për këtë është nderuar me urdhëra e medalje të larta.
15 vite më parë Saranda e futi në fondin e vlerave të shndritshme të saj, duke e bërë “Qytetar Nderi”. Saranda e nderoi, e futi në panteonin e vlerave të veta, pasi e tërë jeta e Kiço Kapetanit është nderuese për këtë qytet.
Kiço Kapetani është një trashëgimi e vyer që na mbetet ne edhe pas ndarjes prej tij. Zëri, kënga dhe mjeshtëria e tij, dashuria dhe marrëdhënia e tij me këngën, është një model që do të jetojë gjatë në brezat e sotëm e atyre që do të vijnë.
Prandaj sot i themi: Adio, Kapedan i Këngës.
Ti do të jetosh sa jeton kënga.

 

 

 

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...