Mister/ Milioneri rus dhe ish-zyrtar i Kremlinit gjendet i vdekur së bashku me gruan dhe vajzën e tij

- Advertisement -

Një ish-zyrtar i Kremlinit dhe nënkryetar i Gazprombank është gjetur i vdekur në apartamentin e tij luksoz në Moskë nga vajza e tij 26 vjeçare.

Krahas trupit të multimilionerit Vladislav Avayev, 51 vjeç, ishte gruaja e tij që thuhet se ishte shtatzënë Yelena, 47 vjeç dhe vajza më e vogël e tyre Maria, 13 vjeç.

Trupat e tyre të gjitha me plagë nga armë zjarri u gjendet pasi vajzat e madhe e çifit, Anastasia nuk arrinte të lidhej me familjen e saj.

Anastasia u tha oficerëve se arma kishte qenë në dorën e babait të saj kur ajo gjeti trupin e tij, thonë raportet e policisë së Moskës.

Avayev ka punuar më parë si një ekzekutiv i lartë në Gazprombank, një pjesë kyçe e skemës së Vladimir Putin-it të gazit për rubla për të goditur sanksionet perëndimore.

Ai ishte larguar nga banka si nënkryetar, por është e paqartë nëse ai mbante lidhje me të.

Më parë ai kishte qenë nënkryetar i një departamenti të madh në administratën e Kremlinit të Putinit.

Ai ishte pasuruar nga kompania e tij e ndërtimit.

Disa zëra thonë se motivi i këtij krimi është xhelozi.

Thuhet se bashkëshortja e tij Yelena u zbulua se ishte 5 muajshe shtatzënë me shoferin e Vladislavit.

Megjithatë, raportet janë të paqarta nëse gruaja e vdekur ishte shtatzënë.

Një fqinj e tyre është shprehur:

“Ai nuk kishte asnjë arsye për ta bërë këtë. Ai ishte i pasur, i zgjuar. Nuk ka asnjë mënyrë që një njeri i tillë të vrasë. Ndoshta Avayev dhe familja e tij u vranë.

ImageIsh-zyrtari i Kremlinit dhe nënkryetari i Gazprombank – Vladislav Avayev (në foto)

ImageBashkëshortja e Vladislav Avayev,  Yelena (në foto), 47 vjeç që mendohej se ishte shtatzënë

ImageNjë fotografi nga një video që supozohet se tregon skenën e krimit brenda banesës së Avajevit

ImageBrenda banesës së Avajevit

ImageZyrtarët shihen jashtë banesës së Avajevit në Moskë

 

© SYRI.net

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...