2 ne burg per…0.4 gram kokaine. Policia dhe Prokuroria: “Kishim dite qe i filmonim dhe fotografonin si te dyshuar per shperndarje”

- Advertisement -

Gjykata e Sarandes ka lene ne burg pak dite me pare 41-vjecarin Bledar Beduli dhe 42-vjecarin Vasil Rraku, te arrestuar ne kuader te operacionit te koduar “Reklamat” per goditjen e shperndarjes se narkotikeve. Pas arrestimit te tyre policia nuk beri publike sasine e droges se sekuestruar, por dosja e prokurorise ben me dije se sasia e kapur eshte vetem nje doze kokaine e cila sebashku me ambalazhin rezultoi 0.4 gram. Pavaresisht kesaj, me kerkese te Prokurorit Ilir Hoxha, Gjyqtari Fatmir Ndreu caktoi ndaj te dyshuarve masen e sigurise “Arrest ne burg”. Sipas Prokurorise, ne 14 prill, pra tre dite para kapjes ne flagrance, Prokurori kishte autorizuar lejimin e rregjistrimit te fshehte ne vende publike te ketyre personave. Rezulton se mbi autorizimin e prokurorit për lejimin e regjistrimit të fshehtë fotografik, filmik ose me video të personit në vende publike dt. 14.04.2022. personat nën hetim janë mbajtur nën mbikëqyrje dhe në dt. 17 prill 2022 inspektorët vëzhgues kanë mbajtur nën monitorim të vazhdueshëm subjektet e lartpërmendura duke ndërhyrë me qëllim kapjen e tyre. Ne fakt indiciet per hetimin e tyre duhet te datojne prej janarit te ketij viti, pasi ne dosjen hetimore vec te tjerash rezulton edhe nje “urdhër për ruajtjen e sekretit të hetimeve, i datës 26.01.2022”.
Më datë 17.04.2022, rreth orës 19:40, Oficerët e Policisë Gjyqësore në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë konstatuar automjetet me targa “AA912 LT” dhe “AA508 JE”, të udhëtonin përgjatë rrugës së njohur me emrin “Rruga e pestë”, ku është konstatuar se drejtuesit e tyre, respektivisht shtetasit Denis Beduli alias Bledar Beduli dhe Vasil Rraku, janë takuar me njëri – tjetrin. Duke vlerësuar këtë të dhënë të konstatuar gjatë kryerjes së veprimit hetimor të vëzhgimit, Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë ndërhyrë duke bërë ndalimin për kontroll të tyre, ku njerit prej te arrestuarve gjatë kontrollit fizik të ushtruar ne xhepin e majtë të tutave, i është gjetur 1 dozë e mbështjellë me letër ngjyrë të bardhë ku brenda saj ka material të ngurtë me ngjyrë të bardhë e dyshuar si lëndë narkotike kokainë.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...