16-vjetori i iso-polifonisë në UNESCO, vlerësohet grupi i Delvinës

- Advertisement -

16-vjetori i përfshirjes së iso-polifonisë në UNESCO, në Gjirokastër, u festua me organizime të veçanta, për promovimin e traditës dhe kulturës popullore.

Përgjatë aktiviteteve u prezantuan vlerat e folklorit, etnografisë, traditës, veshjeve popullore të trashëguara në breza duke u apeluar për domosdoshmërinë e mbajtjes gjallë dhe përçimit të tyre tek të rinjtë.

Emocionues dhe me vlera artistike ishte Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Iso-Polifonisë, i cili u organizua në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Veprimtarive Tradicionale ne Gjirokastër.

250 artistë popullorë, pjesëmarrës në festival nga hapësira mbarëshqiptare, shpalosën vlerat më të arira të folkut ndërsa u vlerësua dhe kontributi në vite i mbartësve të spikatur të iso-polifonisë.

Ata që spikatën më shumë ishin grupi i Delvinës të cilët u vlerësuan dhe me çmim.

Përmes një postimi në rrjetet sociale kryebashkiakja Majlinda Qilimi shkruan:

“E tundën skenën Djemtë e Delvinës!

Të suksesshëm në prezantimin e tyre në festival.  Faleminderit djema🙏🏻!

Patriotizmin dhe atdhedashurinë e tregoni duke mbajtur të gjallë isopolifoninë si një nga vlerat më të çmuara, pjesë e identitetit tonë kulturor kombëtar.

Faleminderit organizatorëve të kësaj veprimtarie:

Ministrisë së Kulturës, Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Tradicionale,
Bashkisë Gjirokastër.

Faleminderit jurisë për vlerësimin!

Suksese të mëtejshme!”, përfundon Majlinda Qilimi.

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...